Von Cramon: Pa marrëveshje me Serbinë, s’ka anëtarësim në BE për Kosovën
Raportuesja në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, në raportin e saj për vitin 2021 vë theksin tek dialogu me Serbinë dhe liberalizimi i vizave.
Sipas saj, pa arritjen e marrëveshjes me Serbinë, pranimi në Bashkimin Europian nuk do të ndodhë për Kosovën.
Von Cramon thekson nevojën për liberalizimin e vizave, ku thotë se janë plotësuar të gjitha kushtet.
Gazetari i Euronews Albania në Prishtinë, Kosovë Gjoci raporton se pjesa më e madhe e raportit i është kushtuar sundimit të ligjit, që lidhet me lufitmin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe diskriminimit në administratën publike.
Në raport vlerësohen reformat e ndërmarra nga Kosova në rrugën drejt proceseve integruese europiane.
Ndërkaq, sot në Parlamentin Europian pritet te votohet rezoluta që kërkon njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
LEXONI GJITHASHTU
Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet