Von der Leyen për sanksionet: Kemi rrënuar sistemin financiar dhe industritë ruse
BE po punon për një paketë të shtatë sanksionesh ndaj Rusisë pas njoftimit të presidentit Putin se do të mbështesë 4 referendume ilegale në Ukrainë.
Paketa pritet të prekë sektorë të caktuar, si aviacionin dhe ndalimin e eksportit të pajisjeve teknologjike, të rëndësishme për industrinë ruse. Edhe qytetarë të caktuar rusë do të preken.
Duke folur nga Princeton University, presidentja e Komisionit Evropian ka deklaruar se sanksionet do t’i dhembin Rusisë.
“Nëse shihni sektorin financiar në Rusi, ai ndodhet në vështirësi. Edhe industria ruse është e copëtuar. Është interesante të shohim edhe sektorin ushtarak, i cili po kalon kohë të vështira pasi forcat e armatosura nuk kanë atë që u duhet, për shkak se teknologjitë e zhvilluara mungojnë. Këto të fundit i prodhojmë ne dhe nuk po i eksportojmë më. Ndaj, tani po shohim rusët që po shqyejnë frigoriferët dhe lavatriçet për të marrë përçues energjie, për t’i përdorur në sektorin ushtarak. Pra, në thelb, Kremlini e ka lënë ekonominë ruse në shtegun e harresës”, tha ajo.
Ndërkohë, duke folur për Euronews, komisionerja e BE-së për Energjinë, Khadri Simson ka deklaruar se ka pak gjasa që ndaj Rusisë të aplikohen sanksione të tjera energjetike.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara po ushtrojnë presion për vendosjen e një çmimi kufizues ndaj naftës, Simson ka mbrojtur atë për gazin, edhe pse nuk është e qartë nëse kjo do të miratohet unanimisht nga vendet anëtare.
“Energjia mbulohet tashmë nga sanksione të shumta. Personalisht mendoj se nevojitet të vendosim një çmim kufizues për gazin rus, pasi gazin nuk e kemi sanksionuar akoma. Është e padrejtë që Rusia, që po manipulon furnizimet, të mbulojë pjesërisht reduktimin e volumeve me çmime të larta. Kjo është pasojë e veprimeve të tyre”, u shpreh Simson.
Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, shefi i Politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell fajësoi Rusinë për tërheqjen e botës në një recesion global dhe në një krizë urie. Ai tha se krahas sanksioneve, Unioni do të mbështesë edhe Gjykatën Ndërkombëtare Penale për të mbajtur përgjegjës regjimin rus.
LEXONI GJITHASHTU
Putin përballet me presion në rritje mes luftës në Ukrainë
Yann LeCun: ChatGPT dhe modelet e tjera të IA-së nuk e kuptojnë realisht botën fizike
Sulmi me bombë në Monako, idenfitikohet dhe shpallet në kërkim autori: Ishte një ukrainase e maskuar si burrë
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret