Von der Leyen: Shqipëria do të bashkohet me Mbrojtjen Civile Europiane

19 Korrik 2022 | 09:12

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen e cilësoi një moment historik konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ajo u shpreh se ky është sukses i dy qeverive dhe qytetarëve që kanë punuar shumë, kanë pasur besim dhe vullnet.

Media e lirë, reformat, modernizimi i ekonomisë dhe bashkimi i shtetit ligjor ishin disa nga ndryshimet që diplomatja renditi, ndërsa shtoi se pikërisht këto ndryshime po sjellin cilësi më të mirë jetese.

Von der Leyen sqaroi se Shqipëria do të bashkohet me Mbrojtjen Civile Europiane e rrjedhimisht do të ketë më shumë mbështetje në situata emergjente të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

Sa i takon Maqedonisë së Veriut, komisionerja tha se do të diskutohet marrëveshja Frontex.

Suksesin për konferencë, Von der Leyen ia dedikoi dhe presidencës çeke gjithashtu. Në fund të fjalimit të saj falënderoi Ramën dhe Kovaçevskin për lidershipin dhe durimin e treguar.

Këtë të martë në Bruksel u zhvillua Konferenca e parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që do të nisë me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është konstatuar pasditen e kësaj të shtune në malin e Çipinit. Flakët raportohen se kanë rënë në një lartësi të konsiderueshme,...
19:04 | 25/07/2026

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026