Von der Leyen viziton zonat e përmbytura në Itali: Evropa është me ju
Pamjet tronditëse të përmbytjeve që përfshinë rajonin e Emilia Romanjës, në veri të Italisë, janë parë nga afër nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.
Përmbytjet kanë lënë 15 të vdekur, mbi 20 mijë të evakuuar dhe dëme materiale milionere. E shoqëruar nga kryeministrja Giorgia Meloni, Von der Leyen është përpjekur të qetësojë të prekurit.
“Evropa është me ju”, u ka thënë ajo banorëve.
Qeveria italiane ka njoftuar një paketë ndihmash prej 2 miliardë eurosh. Presidentja e Komisionit Evropian pranoi se nevoja për ndihmë është urgjente.
“Është urgjente të lëvrojmë fondin e solidaritetit. Ai ka një rregull të qartë: një parapagesë e vogël që do të bëhet për çdo katastrofë, por më pas duhen llogaritjet e dëmeve në mënyrë që të kemi një ide të qartë për kontributin evropian,” – u shpreh Von der Leyen.
Italia ka nevojë për asistencën ekonomike të BE-së dhe Von der Leyen konfirmoi se Unioni do të jetë përkrah Italisë gjatë emergjencës. Por është po ashtu e vërtetë se për shkak të motit ekstrem tragjeditë natyrore po bëhen më të shpeshta në Evropë. Ndaj BE-së do t’i duhet të përballet me to jo vetëm në Itali por dhe në zona të tjera të kontinentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë