Vonohet numërimi te shkolla 1 Maji, mungojnë komisionerët e PD

12 Maj 2025 | 09:18

Në shkollën 9-vjeçare “1 Maji” e cila përkon me KZAZ 32 nuk po punohet me kapacitetin e plotë. Nga 8 grupet e numërimit, janë larguar numëruesit e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, ndërkohë që KQZ ka dhënë urdhër që numërimi i votave të përfundojë brenda ditës së sotme.

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu pyeti për më tepër detaje lidhur me këtë situatë Kelvin Skrelan, zvkryetar i KZAZ 31.

“Nuk jemi me kapacitete të plota, ne kemi 8 grupe numërimi dhe aktualisht po punojnë vetëm tre grupe numërimi. Kemi njoftuar PD të na sjelli komisionerët, deri tani nuk kanë ardhur. Po presim vetëm me tre grupe, ne jemi KZAZ-ja më e madhe në Shqipëri, mbulojmë 10 njësi administrative dhe n aka arhdur edhe urdhëri që të mbyllet sot në 22:00 numërimi i votave”,-tha Skrela.

Ai tha se KZAZ-ja 31 ka nisur numërimin e votave në orën 01:00 të mëngjesit, ndërsa nga ora 5:00 e mëngjesit numërimi i votave ka vijuar me tre grupe pune.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026