“Vota e emigrantëve” Kaso: KQZ të zgjidhë problemin me postat, ne e suportojmë
Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso, ishte i ftuar te “Barometri” në Euronews Albania ku deklaroi se ishte kundër ndryshimeve në “Kodin Zgjedhor” në momentet e fundit para zgjedhjeve, por nëse kjo do ishte e domosdoshme PD do e bënte dhe këtë hap për të mos penguar dhe çuar përpara procesin për votën e emigrantëve.
“Ne e kemi thënë nëpërmjet kryetarit të partisë që nëse zgjidhja ligjore, e amendimit ligjor, do të ishte zgjidhja e fundit dhe e përshtatshme që garantonte procesin, sigurisht që nuk do ta lëmë këtë proces të dështojë për aspekte teknike. PD është ajo që e ka kërkuar që ky proces të ndodhte që në vitin 2012 dhe tani duket sikur jemi në rrugën e realizimit për zgjedhjet e ardhshme dhe sigurisht ne që e kemi sjellë këtu këtë proces, nuk do ta lëmë të dështojë për teknikalitete apo çështje afatesh.
“Megjithatë nuk është standart ndërhyrja në “Kodin Zgjedhor” në momentet e fundit para zgjedhjeve prandaj duhet të mësohemi të heqim dorë nga këto praktika dhe i takon KQZ-së të marri përgjegjësinë ligjore dhe ta zgjidhë problemin me postat ndërsa ne si parti politike do të jemi në suport, nëse vërtet ka një alarm real”, tha Kaso.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet