Dërgimi i FSK në Gaza, Osmani: Kuvendi të ratifikojë me urgjencë edhe marrëveshjen për Bordin e Paqes
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me votimin e kryer sot nga Kuvendi i cili me 89 vota pro ka miratuar dërgimin e FSK-së në Gaza. Ajo theksoi se më këtë votim Kuvendi dëshmoi unitet shtetëror.
Osmani ndër të tjera kërkoi që Kuvendi me urgjencë dhe në mënyrë unanime, të ratifikojë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes. Ajo e ka cilësuar Bordin e Paqes si një mekanizëm të domosdoshëm politik për koordinimin e këtij misioni.
“Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës dëshmoi unitet shtetëror duke votuar me 89 vota pro për një vendim të rëndësishëm dhe historik: angazhimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin e Forcës Stabilizuese Ndërkombëtare (ISF) në Gaza.
Ky hap është vazhdim i përkushtimit tonë për paqe, siguri dhe përgjegjësi globale, në përputhje me zotimin që kam nënshkruar më 19 shkurt me Presidentin Trump dhe me partnerët e tjerë. Sot, FSK-ja qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tanë, duke dëshmuar se Kosova është e gatshme të marrë përgjegjësi të barabarta në mbrojtje të paqes.
Ky angazhim është një dëshmi e qartë e kapacitetit tonë shtetëror që forcon subjektivitetin ndërkombëtar të vendit tonë dhe rritë besueshmërinë e Kosovës si partner i denjë në skenën globale. Njëkohësisht, ky angazhim i ngrit kapacitetet profesionale të FSK-së dhe e afron vendin tonë më afër se kurrë me synimin strategjik për anëtarësim në NATO.
Në këtë frymë uniteti dhe përgjegjësie, u bëj thirrje të gjithëve që, me urgjencë dhe në mënyrë unanime, të ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, si një mekanizëm i domosdoshëm politik për koordinimin e këtij misioni ushtarak, i cili po ashtu forcon sigurinë shtetërore dhe orientimin euroatlantik, garanton sovranitetin, siguron përfaqësim të barabartë dhe krijon mundësi për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimin e njohjeve të reja.
Kosova është e vendosur të kontribuojë për paqen me dinjitet, profesionalizëm dhe përkushtim, gjithmonë përkrah aleatëve tanë dhe me FSK-në tonë në shërbim të qytetarëve dhe të paqes globale. Falënderim i veçantë dhe mirënjohje të përhershme ndaj Amerikës për përfshirjen e Kosovës dhe për besimin”, shkruan Osmani.
KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve
FBK me strategji për basketbollin 3×3 drejt “Prishtina 2030”
Përleshje fizike në Prishtinë, plagosen 2 persona. Dyshohet se është përdorur edhe një armë
- 00:05 Gjermania mund me vështirësi Bregun e Fildishtë në minutat shtesë
- 23:58 Protestuesit qëndrojnë në shesh, pritet ta gdhijnë para Kryeministrisë. Marshime edhe në rrugët e Tiranës
- 23:45 Disa sulme me sëpatë në Skoci, plagosen 5 persona. Autori vihet në pranga (VIDEO)
- 23:30 Vance niset drejt Zvicrës, zbulon prioritetet kryesore për negociatat me Iranin
- 23:21 Rama të hënën vizitë në Paris, Euronews Albania zbulon detaje nga agjenda
- 23:06 Çepani: Shqipëria do jetë ndryshe pas kësaj proteste, gjithçka do ndryshojë