Voton Berisha: Pranvera e ndryshimit! Nesër merr fund monizmi i shëmtuar

14 Maj 2023 | 10:25

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe një nga drejtuesit e koalicionit “Bashkë fitojmë”, ushtroi këtë të diel të drejtën e votës në shkollën Kosovës. Ai u shfaq në qendrën e votimit së bashku me bashkëshorten e tij Liri Berisha. Pas votimit Berisha ka bërë edhe një thirrje për të gjithë shqiptarët.

“Një thirrje nga zemra për të gjithë qytetarët shqiptarë të flasin sot me votën e tyre për qeverisjen  vendore. Të gjithë ata që u ftuan nga armiku i egër i votës së lirë të shqiptarëve që të rrinë në shtëpi, të mos harrojnë se ky është një apel i madh që ata të marrin pjesë në votime. Ai që ka frikë votën, ai ka frikë lirinë dhe është armik i saj.

Ftoj zgjedhësit shqiptar të mos harrojnë se përsëritja e të njëjtit gabim e bën gabimin më të madh ndaj le t’ju prijë mençuria e tyre që të votoni për veten, familjen dhe vendin. Kjo është pranvera e ndryshimit! Nesër Shqipëria arkivon përfundimisht monizmin e shëmtuar në Shqipëri dhe kjo është ditë fitoreje për demokracinë shqiptare”,-tha Sali Berisha

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026