Voton kandidati i LVV për Prishtinën, Çeku: Dita e zgjedhjeve duhet të jetë festë
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka hedhur votën e tij këtë të diel.
Ai ushtroi të drejtën e votës i shoqëruar nga bashkëshortja dhe dy vajzat.
Pas votimit, Çeku foli për mediat, ku theksoi se dita e zgjedhjeve duhet të jetë ditë feste, duke theksuar se fushata ishte e qetë dhe konstruktive, e cila, sipas tij, u përmbyll në mënyrën më të mirë me fitoren e Shqipërisë ndaj Serbisë në futboll.
“Sot jemi për të ushtruar të drejtën demokratike të votës. Sot përcaktojmë se kush do ta drejtojë qytetin tonë në katër vitet e ardhshme. Shpresoj që gjithçka të shkojë mbarë,” u shpreh Çeku.
I pyetur nga gazetarët për vonesën në orarin e parashikuar për të votuar, ai tha:
“Sot duhet të jemi pozitivë dhe t’i inkurajojmë qytetarët të marrin pjesë në votime,” duke falënderuar gjithashtu mediat për informimin dhe përcjelljen e procesit zgjedhor.
LEXONI GJITHASHTU:
KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë
Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë
Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë