“Votuesit duan dikë që nuk do i shesë”, Shehaj: Ja mbështetjen e kujt synojmë

17 Mars 2025 | 22:22

Kryearti i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj tha këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” se  presin që mbështetja kryesore në zgjedhjet e 11 majit të vijë nga ajo pjesë e elektoratit që nuk do që vota e tyre të shitet.

Sipas Shehaj elektorati i kësaj partie do jenë ata njerëz të cilët duan tu jepen mundësi në mënyrë që tia dalin vetë, pas pasur nevojë që shteti dhe pushteti të caktojnë se kush do ketë sukses e kush jo.

“Ne marrim vota qytetarësh. Mbështetja jonë kryesisht vjen nga qytetarët që ia kanë dalë me punë të ndershme, nuk janë përlyer dhe jo vetëm që nuk kanë marrë asgjë nga shteti, por shtetin e kanë pasur pengesë. Ky është elektorati ynë, le të themi. Gjithashtu elektorati ynë është shtresa e të persekutuarve nga e cila unë dhe disa anëtarë të partisë “Mundësia” vijnë. Kjo sepse unë edhe para se të futesha në politik jam kujdesur për kujtesën e krimeve të komunizmit si portali Kujto.al, fondacioni Lumo Skëndo.

Nga ana tjetër janë në përgjithësi votues që duan të votojnë dikë për të cilët janë të bindur që nuk do shesë votën e tyre. Janë gjithashtu votues të djathtë që mendojnë se janë për një shtet të vogël, duan të paguajnë sa më pak taksa, duan që të mos jetë shteti dhe pushtetarët ata që vendosin se kush do ia dali e kush nuk do ia dali, me pak fjalë duan thjesht një mundësi. Ky është vizioni ynë”,-tha Agron Shehaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026