“Vrasës”! – Spanjollët godasin me baltë e shkopin kryeministrin dhe mbretin

4 Nëntor 2024 | 08:15

Shumë zemërim në qytetin Paiporta të Spanjës, një nga zonat më të prekura nga përmbytjet, tragjedi e cila ka shkaktuar mbi 200 viktima.

Me dhjetëra banorë u përplasen me mbretin Felipe, mbretëreshën dhe kryeministrin Pedro Sanchez të cilët kishin shkuar për të vizituar zonat e tragjedisë.

Me kalimin e autokolonës zyrtare, disa qytetarë kanë nisur të hedhin sende dhe baltë ndaj udhëheqësve të vendit.

Më pas banorët shpërthyen duke bërtitur: “Vrasës! Vrasësit”, ndërsa kërkonin dorëheqjen e Pedro Sanchez.

“Bota po vdes dhe tani ju po vini” protestuan banorët, të cilët prej pesë ditësh po përpiqen të pastrojnë shtëpitë dhe mendojnë se institucionet i kanë braktisur.

Nga përmbytjet në Spanjë deri tani raportohet se kane humbur jetën 214 persona.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup

Stuhitë e forta që përfshinë Ballkanin gjatë natës shkaktuan dëme të shumta në disa vende të rajonit, duke prekur bujqësinë, infrastrukturën dhe dhjetëra automjete. Në...
18:16 | 22/07/2026

Pak pasi foli për CNN, gjendet i vdekur agjenti i modeleve i lidhur me Epstein

Daniel Siad, një agjent francez i modeleve, i cili për më shumë se një dekadë dyshohet se organizonte takime mes grave të reja në industrinë...
15:15 | 22/07/2026

Misioni detar i BE: Anijet e lidhura me Izraelin, SHBA-në dhe Arabinë Saudite të shmangin kalimin në Detin e Kuq 

Misioni detar i Bashkimit Evropian, ASPIDES këtë të mërkurë ka bërë thirrje që anijet detare të lidhura me Izraelin, Shtetet e Bashkuara ose Arabinë Saudite...
13:59 | 22/07/2026