“Vrasësi” në Venecia, regjisori: I shqetësuar për grevën në Hollivud

4 Shtator 2023 | 13:38

Regjisori David Fincher parakaloi në tapetin e kuq për premierën botërore të filmit të tij aksion-thriller në edicionin e 80-të të Festivalit të Venecias.

Tre herë i nominuar për çmimin “Oscar”, Fincher ka prodhuar filmin “Vrasësi” bazuar në një novelë grafike franceze me të njëjtin titull.

Filmi rrëfen historinë e një vrasësi profesionit, i cili pas një gabimi lufton me punëdhënësit e tij, por edhe me veten, në një aventurë ndërkombëtare. Aktori Michael Fassbender është mjaft bindës si vrasës.

Nga ana e tij, regjisori Fincher shprehu shqetësimin për grevën në Hollivud.

“Jam shumë i trishtuar. Unë ndodhem mes dy palëve. Filmi im u realizua gjatë pandemisë dhe nuk dua që të xhiroj sërish një film i veshur me maskë dhe pajisje të tjera. Por, thënë kjo, sapo i mbyllëm tre vjet me probleme dhe më në fund po largohemi,” – tha ai.

Gjithashtu, në ditën e pestë të festivalit u shfaq filmi romancë “Bisha”, nga regjisori francez Bertand Bonelo.

Në film interpretojnë Léa Seydoux dhe George MacKay dhe ka pasur një pritje pozitive. Filmi tregon për tronditjen e shkaktuar nga teknologjia e re, që ndodhet në prag të zhdukjes së njerëzimit.

Festivali i Filmit në Venecia do të zgjasë deri më 9 shtator.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026