“Vrasësit u strehuan në ‘shtëpinë’ e viktimës”, gazetari tregon lëvizjet në Shëngjin
Gazetari Elkier Bushkolaj tha në një intervistë për Euronews Albania se vrasja e Ardian Nikulajt është ndër të parat në Veri, në vazhdën e një serie ngjarjesh kriminale, që zbardhet.
Kjo sipas tij, vetëm falë dëshmitares që dekonspiroi grupin kriminal.
Bushkolaj u shpreh se reagimi i policisë menjëherë pas ngjarjes ishte shumë i vonuar, që çoi deri në largimin pa gjurmë të të gjithë pjesëmarrësve në vrasje.
“Në veri është ndër vrasjet e para që zbardhet për shkak të një bashkëpunëtoreje. Grupi i vrasësve mund ta kenë marrë me lehtësi dhe janë treguar të pakujdesshëm duke e konsideruar Shqipërinë një vend të dorës së dytë. Ajo që nuk qëndron në raport me policinë është se reagimi ka qenë shumë i vonuar. Një person me njohuri jo të plota për zonën është larguar nga Shëngjini në Balldren dhe Kakarriq, 14 km pa hasur asnjë patrullë. Vrasësit janë strehuar në shtëpinë e tij, kanë bujtur për një kohë të gjatë në hotelin e vëllait të Adrian Nikulajt, duke monitoruar çdo lëvizje. Pakkush do dyshonte që një vrasje e tillë në Shëngjin do merrej përsipër nga të huaj, ndryshe do të kishte qenë nëse do të ishte një vrasje në Tiranë apo Durrës”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Elon Musk ka frikë”, eksperti i IT: Ja përse nuk përballet dot me Zuckerberg
Si do të shpëtojë Maqedonia e Veriut nga kriza? Gazetari zbulon skenarët
Unioni i Transportit tha se do reduktonte urbanët/ Kontrollori: Ja si është situata
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë