Vrasja e 14-vjeçarit pranë shkollës/ Prindërit e nxënësve njoftojnë marshim protestë
Një marshim protestë është thirrur për tu organizuar të enjten për të sensibilizuar institucionet dhe shoqërinë që ngjarje si ajo e vrasjes së 14-vjeçarit M.C të mos ndodhin më. Marshimi do të nisë nga Shkolla ‘Fan Noli’ ku mësonte Martini drejt Ministrisë së Arsimit, nën moton “prindërit në protest për sigurinë dhe arsimin e fëmijëve”.
Ky marshim ka për qëllim sensibilizimin e institucioneve dhe të shoqërisë në përgjithësi, me qëllim që ngjarje të tilla të parandalohen në kohë.
14 vjeçari vdiq psai u godit me thikë pak metra larg shkollës pas një sherri mes bashkëmoshatarësh.
Njotimi
Me tronditjen që na ka shkaktuar ngjarja tragjike në shkollën “Fan Noli” grupe prindërish nga të gjitha shkollat publike po organizohen për një protestë, të enjten në orën 11:00. Nisja do të bëhet nga shkolla Fan Noli dhe do të shkojmë te Ministria e Arsimit.
Kjo është një këmbanë alarmi që të reagojmë fort dhe të kërkojmë siguri për fëmijët tanë.
Situata e dhunës në shkolla e në grupmoshat e të rinjve ka shumë vite që është kështu dhe nuk ka masa parandaluese. Të kërkojmë një mekanizëm që të funksionojë shkollë-prindër-polici. Nuk mund të fshihemi më duke uruar që mos të jetë radha jonë, por të përpiqemi të gjithë bashkë për të mos lejuar të ndodhë më një tragjedi e tillë.
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar