“Thërriste nënë, nënë”, farmacistja tregon momentet kritike me 14-vjeçarin

19 Nëntor 2024 | 18:42

Vdekja e 14-vjeçarit një ditë më parë në Tiranë, pasi u godit nga bashkëmoshatari i tij me thikë ka tronditur kryeqytetin. Reagime të shumta ka pasur për këtë ngjarje tragjike ndërsa në Euronews Albania ka rrëfyer gjithçka rreth dinamikës, farmacistja që iu gjend pranë Martinit të vogël pak momente pas sulmit. Në një intervistë për “People” me Flori Gjinin ajo tregoi situatën në të cilën u përball, reagimin e njerëzve, institucioneve dhe vendimit për ta nisur djalin drejt spitalit.

“Nuk më ka ndodhur kurrë të shoh një ngjarje të tillë kaq tragjike, unë jam nënë vetë e një fëmije 7-vjeçar dhe është shumë tronditëse që një fëmijë i cili del nga shkolla, nëna e ka përcjellë në mëngjes dhe nuk kthehet më, ngelesh pa fjalë. Martini ishte një djalosh i vogël në lule të fëmijërisë.”

Kristina tregon detajet e ngjarjes së djeshme dhe se si u gjend aty:

“Unë dola nga poliklinika dhe e kisha parkuar makinën pranë derës së shkollës “Fan Noli”. Hyra në makinë dhe në moment shikoj disa çuna që po kalonin shumë me agresivitet dhe u habita ndërsa më pas pashë gjithë nxënësit e shkollës dhe daljet e qytetarëve nga bizneset e tyre dhe hapa derën sepse dukej që nuk ishte situatë normale dhe sapo dola pashë të gjithë njerëzit që bërtisnin për ambulancë. Në ato momente pashë një djalë që po i bënte shërbim Martinit me një bluze dhe po i mbante plagën, ndërsa mundohej ta shikonte ku kishte gjakëderdhje dhe po thonte që duhej një ambulancë. Telefonova për ambulancën dhe mu përgjigjën e me thanë që po e nisim. Për momentin nuk po interesohej asnjë person përveç meje dhe djalit tjetër por nuk më linte instikti i nënës ta lija djalin vetëm në tokë”.

“Mora dhe policinë në telefon e cila u përgjigj dhe më pas mora përsëri ambulancën që ti pyesja ku jeni dhe më thanë që po vijmë por jemi në trafik. Dëgjova një zë zonje afër e cila tha që ta marrim me makinë. Pashë djalin dhe i mata pulsin që se kishte në normalitet por të dobësuar, ishte i ngrohtë. Nuk fliste, nuk reagonte, shikimin herë e përqëndronte herë nuk mundej dhe e pashë që ishte në momente kritike. Të gjithë fëmijët e shkollës ishin aty pranë. Djalin tjetër e kishin futur në poliklinikë disa persona të tjerë pasi ishte me plagë më të lehta”.

“Ne thirrëm për një mashkull, erdhi një zotëri dhe po i mbante plagën dhe kokën djalit ndërkohë u nis zonja me makinë me fëmijën, ndërsa mua me merrte koordinatorja e ambulancës dhe ne kishim lëvizur sepse situata ishte që nuk kishte shumë kohë. Një polic pasi i thamë që kemi një djalë të plagosur na liroi trafikun dhe morëm rrugën për në QSUT pasi ishte pranë zonës dhe i thashë koordinatores që përgatit urgjencën e QSUT. Ambulanca e QSUT kaloi paralel me ne dhe e ndaluam aty, e hypëm në ambulancë, djali u përmënd dhe thërsite nënë, nënë dhe më pas ambulanca u nis drjt spitalit të Traumës”, u shpreh Kristina.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026