“Ishte i mbarë, e ngacmonin të tjerët”- Flet gjyshi i shoqes së viktimës te Fan Noli

19 Nëntor 2024 | 13:16
Vrasja e 14-vjeçarit, pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, ka shkaktuar një gjendje pasiguri te prindërit për sigurinë në shkolla.
Në një prononcim të shkurtër për media, një i moshuar që kishte mbesën në shkollën Fan Noli, tha se siguria në shkolla duhet të rritet përmes vendosjes së oficerëve të sigurisë.
Ai shtoi se mbesa ishte shoqja e viktimës, të cilin e përshkroi si një fëmijë të mbarë, por që e ngacmonin të tjerët.
“Vajza më ka thënë që ishte fëmijë i mbarë, normal, s’ka pasur konflikte, por të tjerët e ngacmonin. Duhet një oficer sigurie për shkollën. Ne si gjyshër jemi thjesht në shërbim të fëmijëve dhe kjo detyrë nuk është e jona. Fëmijët s’kanë siguri. Sigurinë nuk e bëj unë, unë jam thjesht një korrier për t’i çuar dhe për t’i marrë,” tha i moshuari.
14-vjeçari u qëllua me thikë disa metra larg shkollës pas një sherri të nisur me një bashkëmoshatar në rrjete sociale.
Policia arrestoi këtë të martë autorin. Ai është moshatar i viktimës, M. P., për të cilin tashmë rëndojnë dy vepra penale: “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Nga sherri i ndodhur dje, u plagos edhe i mituri tjetër, L.M., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026