Vrasja e 14-vjeçarit, Rama: Mendojmë të mbyllim TikTok e Snapchat, nisim konsultimet

20 Nëntor 2024 | 13:00
Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të mërkurë një deklaratë për media, ku u ndal te rasti i vrasjes së 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli” nga bashkëmoshatari i tij.
Rama në fjalën e tij e adresoi problemin te dhuna dhe bullizmi që po përhapet në rrjete sociale nga fëmijët dhe të rinjtë.
Shefi i qeverisë tha se qeveria do të ndërmarrë një nismë konsultimi me prindërit në të gjitha shkollat, ku në bashkëpunim me prindërit do të merret vendimi nëse do të mbyllen rrjetet sociale TikTok dhe Snapchat, apo do të vendosen filtra për të kontrolluar aksesin e fëmijëve nën 16 vjeç në këto rrjete sociale.
“Garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia e përparësive tona. Por nuk janë po kaq të thjeshta përgjigjet e duhura në këto kushte, ku shumë shtete po përpiqen të vendosin filtra mbrojtës, por pa ndonjë rezultat domethënës.

Ne si qeveri jemi angazhuar prej kohësh me hulumtimin e kësaj problematike, duke ndjekur se çfarë bëjnë vendet e tjera, por dhe në kërkimin e zgjedhjeve të mundshme për ta ulur këtë presion gjithnjë e më të frikshëm. Janë ndërmarrë iniciativa të ngjashme, që nga Australia, ku aktualisht po ndalohet aksesi i të gjithë fëmijëve nën 16 vjeç në rrjetet sociale, deri te Franca, që po diskuton vendosjen si kusht të aprovimit të prindërve për hapjen e një llogarie online.

Përtej këtyre përpjekjeve dhe debateve lidhur me këto nisma, problem ende i hapur mbetet mungesa e një sistemi të zbatimit të tyre si rezultat i vështirësisë në aspektin teknik që lidhet me disa faktorë, që nuk është vendi t’i diskutojmë.

Tani dilema jonë si qeveri është nëse duhet të provojmë edhe ne të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave, ku në fakt nga eksperiencat e deritanishme ku efektiviteti i tyre është i ulët ku rastet e bullizmit rriten. Ose të ndërmarrin masën drastike të mbylljes së TikTok dhe SnapChapt.

Kemi vendosur që këtë dilemë ta hedhim për diskutim të gjerë në të gjitha komunitetet e prindërve, ku do të angazhohen të gjitha shkollat, nën drejtimin e Ministrisë së Arsimit, për të marrë një vendim sa më demokratik për një problem kaq të madh, por kompleks në përmbajtjen dhe zgjidhjen e vetë,” tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026