Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, Gjykata vendos arrest me burg për 4 të miturit

20 Maj 2023 | 12:44

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 4 adoleshentët e akuzuar për vrasjen e 15-vjeçarit Fatjon Bici disa ditë më parë në Gramsh.

Prokuroria e Elbasanit kishte dorëzuar në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për katër të miturit e arrestuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tyre 15-vjeçar Fatjon Bici në Gramsh.

Ata akuzohen për vrasje në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.

Në dëshminë e autorit të dyshuar, i mituri tha se ditën e ngjarjes ka shkuar në shkollë bashkë me tre shokët e tij.

Ai tregoi se 3 muaj më parë kanë pasur një konflikt te fusha e lodrave te makinat elektrike me një grup djemsh.

Bashkë me tre shokët e tij shkuan në qytetin e Gramshit dhe kanë pritur njërin nga djemtë me të cilin kishin pasur konflikt me qëllim që të sqaroheshin. Ky i fundit ishte kushëriri i viktimës i cili mbeti i plagosur në ngjarje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026