Vrasja e 25-vjeçarit nga polici, xhaxhai: Nuk kishte armë, por dy hurma në dorë
Xhaxhai i Klodjan Rashës, 25-vjeçarit që u vra me armë nga efektivi policisë është shprehur për mediat se nipi i tij mbrëmjen e djeshme kishte dalë për të konsumuar një kafe.
Xhaxhai nënvizoi se 25-vjeçari nuk ka qenë i armatosur, por në duar ka pasur vetëm dy hurma.
“Klodiani ka pasur probleme nervore. Ka qene i sëmurë, madje është shtruar dhe në spital. Mbrëmjen e djeshme doli për të konsumuar një kafe, në dorë kishte vetëm dy hurma dhe jo armë”, u shpreh ai.
Sipas xhaxhait të të riut, fillimisht familjarëve u është komunikuar se 25-vjeçari ka bërë aksident dhe më pas u është thënë se ka ndërruar jetë.
“Ditën e djeshme ka punuar me vëllain(të atin). Gjatë ditës fillimisht na kanë thënë është arrestuar, më pas ka bërë aksident dhe më vone na është thënë që ka ndërruar jetë”, u shpreh ai më tej.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Laprakës në Tiranë, ku 25-vjeçari Klodjan Rasha u qëllua për vdekje nga efektivi i “Shqiponjave” me iniciale N.H.
Polici qëlloi me armë zjarri në drejtim të 25-vjeçarit, pasi ky i fundit nuk iu bind urdhrit për të ndaluar. Sipas policisë i riu u largua me vrap, ndërkohë që policit i drejtoi një armë zjarri tip pistoletë.
Në këto momente efektivi qëlloi me armë zjarri në drejtim të të riut, duke e lënë të plagosur.
Rasha humbi jetën në spital.
Lexoni gjithashtu:
Nuk iu bind urdhrit të Policisë, efektivi vret me armë zjarri 25-vjeçarin në Tiranë
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve