Vrasja e 30-vjeçarit në Vlorë, autorët i vënë flakën mjetit me të cilin lëviznin

13 Janar 2025 | 19:52

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Vlorë teksa 30-vjeçari Kristian Marku u ekzekutua me armë zjarri brenda në makinë, në rrethana ende të paqarta.

Nga njoftimet e policisë bëhet me dije se autorët, i kanë vënë flakën automjetit me të cilin kanë lëvizur dhe kryer krimin me armë zjarri ndaj viktimës dhe janë arratisur.

Burime për Euronews Albania kanë siguruar pamjet teksa automjeti i autorëve po digjej në vendngjarje në autostradën Fier-Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Kristian Marku 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026