Vrasja e 32-vjeçares vë në lëvizje policinë e Durrësit, aksion kundër prostitucionit

3 Gusht 2023 | 17:36

Vrasja e Luljeta Prezës ka vënë në lëvizje policinë e Durrësit.

Pasi zbardhi dhe dokumentoi ngjarjen e plotë, duke përcaktuar qartë mekanizmin e ngjarjes dhe rolin e gjithë personave të përfshirë, drejtori i DVP Durrës, Skënder Hita, bën të ditur, se do të hartohen plane masash për kontrollin e zonave risk, në kuadër të fenomenit të shfrytëzimit të të miturve për qëllime fitimi, fenomenit të lypjes dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

Sipas të dhënave policore, gjatë kësaj periudhe janë kryer 15 operacione për rastet e lypjes, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve” dhe janë proceduar penalisht 15 persona, kryesisht prindërit dhe kujdestarët e tyre, si dhe u është dhënë ndihma 42 fëmijëve, të cilët janë kthyer në banesat e tyre, së bashku me familjarët.

Më tej Hita ka treguar me detaje masat e ndërmarra nga policia e rendit dhe ajo bashkiakja, për mbarëvajtjen e sezonit veror.

“Ne zbatim të masave të marra nga ana e Policisë Durrës është përballuar një fluks në rritje i turistëve që frekuentojnë plazhet në Durrës dhe Kavajë, është garantuar rendi dhe siguria për pushuesit si dhe janë ushtruar kontrolle te here pas hershem për subjektet që gjenerojnë zhurmat, ku janë marrë masat dhe janë referuar ne prokurori 10 raste te konstatuar për subjektet që gjenerojnë zhurma tej normave te lejuara”, tha ndër të tjera Hita.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026