Vrasja e 52-vjeçarit brenda lokalit në Ndroq, dy pistat ku po heton policia

2 Dhjetor 2024 | 11:23

Policia ka shpallur në kërkim Julian Gjoshin, kunati i Altin Hajrit si autor për atentatin e ndodhur pasditen e së dielës brenda në lokalin “Kështjella”, në Ndroq, në periferi të Tiranës ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Alfred Dedja.

Gazetarja Sara Demushi raportoi se autorin ka qëlluar disa herë në drejtim të viktimës, por vetëm dy plumba kanë mundur ta kapin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ajo tregoi se policia po heton në dy pista; prishja e pazareve të drogës dhe zhdukja e Jan Prengës, pasi viktima ka qenë menaxher në kompleksin e Altin Hajrit në kohën kur është zhdukur Jan Prenga.

“Alfred Dedja ishte klient, ishte duke drekuar, autori është ulur në një tjetër tavolinë. Në tavolinën e autorit ka shkuar viktima dhe ka pasur një debat që ka zgjatur shumë pak, pasi është qëlluar për vdekje nga autori. Ky i fundit është larguar në drejtim të Durrësit me një mjet tip Benz ML. Pista kryesore ku po hetohet është ajo e prishjes së pazareve të drogës. Por policia po heton edhe në një pistë tjetër; viktima ka punuar si menaxher në kompleksin në pronësi të Altin Hajrit dhe kjo përkon me kohën e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës. Autori dhe viktima kishin njohje, pak ditë më parë kanë pasur një konflikt”, raportoi gazetarja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026