Vrasja e 61-vjeçarit për borxhin, ish-zyrtari i policisë: S’jemi marrë me viktimën
Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Arjan Hoxha tha në Review për Euronews Albania se rasi i Marjeta Karajt, e cila bashkë me të birin dhe shokun e tij vrau të dashurin për një borxh prej 1 milion lekësh, nuk është zbardhur plotësisht.
Ai u shpreh se deri më tani nuk janë marrë me viktimën. Sipas drejtuesit të policisë i duhet kushtuar vëmendje edhe marrëdhënies së viktimës me persona të tjerë dhe në rast se ky i fundit kishte probleme me persona të tjerë.
“Kemi vetëm deklarimin e një personi që presupozohet që pas 5 vitesh, absolutisht është një ngjarje e rëndë dhe çdo person që mund të jetë i përfshirë mund të mbajë mend detaje,” – tha Hoxha.
Ndër të tjera ai shtoi se Besmir Karaj, i biri i Marjetës nuk është marrë në pyetje nga policia, ndërsa policia pasi ka referuar çështjen në prokurori, nuk është marrë më.
Viktima fshihej prej kohësh pasi kishte një borxh me vlerë 1 milion lekë të reja ndaj të dashurës Marjeta Karaj.
Marjeta Karaj së bashku me të birin, Besmir Karaj, dhe shokun e tij Gazmir Ngota sapo zbuluan se ku ndodhej 61-vjeçari arritën ta fusnin me forcë në makinë dhe më pas e çuan në zonën e Alliasit, ku e rrahën. Më vonë, Karaj dhe Ngota, e çuan në një zonë pyjore, në Kodër-Shupal ku e lidhën me litar dhe e dogjën.
LEXONI GJITHASHTU:
Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit