Vrasja e biznesmenit në Tiranë, merren në pyetje familjarët, zbërthehet telefoni
Familjarët e biznesmenit Bujar Nasufi i vrarë në një atentat dy ditë më parë në Tiranë janë marrë sërish në pyetje.
Dëshmia e tyre nuk e ka ndihmuar grupin hetimor për të kuptuar më shumë për konfliktet që mund të ketë pasur 56-vjeçari.
Ndërsa telefoni i viktimës është dërguar në policinë shkencore për ekspertim ku do të verifikohen komunikimet që ka pasur kohët e fundit, nëse do t’i shërbejnë hetimit.
56-vjeçari Bujar Nasufi u vra mbrëmjen e së dielës sapo doli nga mobilieria e tij në rrugën “Irfan Tomini” dhe me automjetin e tij tip “Benz” ngjyrë gri, iu drejtua banesës në rrugën “Myrte Zeneli”. Autori, i maskuar dhe duke përdorur një motor si shpërndarës picash, e ndoqi viktimën deri pranë banesës së tij.
Sapo bashkëshortja e Nasufit zbriti nga makina, autori, e qëlloi nga një distancë shumë e afërt me një armë zjarri të tipit pistoletë.
Gjithsej u qëlluan gjashtë plumba, dy prej të cilëve rezultuan fatalë për 56-vjeçarin.
Sa i përket motiveve të ngjarjes, policia nuk ka arritur ende të zbulojë konflikte të hapura të viktimës, pasi ai njihej si person i qetë dhe pa precedentë penalë.
Pista kryesore e hetimeve lidhet me konflikte të mundshme për çështje pronësie.
Familja Nasufi, me origjinë nga Tirana, e përbërë nga katër vëllezër, jeton në zonën e Selitës që prej periudhës së diktaturës. Ata janë pronarë të disa bizneseve në rrugën “Irfan Tomini”.
Familjarët kanë deklaruar se ndarja e pronave është bërë herët dhe nuk ka pasur probleme mes vëllezërve. Viktima, rezulton si baba i një djali 6-vjeçar, ai njihej si një qytetar i rregullt dhe i respektuar në komunitet.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)
Rama poston fotot e dy protestueseve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë
Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia: Është ngritur grupi hetimor, pritet përgjigjja e analizave
- 11:11 Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)
- 11:06 Rama poston fotot e dy protestueseve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë
- 11:03 Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia: Është ngritur grupi hetimor, pritet përgjigjja e analizave
- 10:55 Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve
- 10:51 250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump