Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në SPAK, dyshohet se u krye nga një grup kriminal
Pas masakrës së Dobraçit, edhe vrasja e Klaudio Prendit pritet të kalojë në SPAK. Hetuesit dyshojnë se edhe në këtë ngjarje është i përfshirë një grup i strukturuar kriminal.
Vrasja e Klaudio Prendit pritet t’i kalojë për kompetencë dhe hetime të mëtejshme Prokurorisë së Posaçme. SPAK do të hetojë ekzekutimin e të riut, i cili u vra me armë me silenciator në zonën e Porcelanit, pasi ka dyshime se pas ngjarjes së rëndë fshihet një grup i strukturuar kriminal.
Hetuesit janë bindur pas analizës së të dhënave se si kanë vepruar autorët. Një mjet i dytë ka larguar autorët, pasi ata dogjën makinën që u përdor në vrasje pranë liqenit të Farkës. Po ashtu, dyshohet se kemi të bëjmë me vrasës me pagesë.
Pista kryesore ku janë shtrirë hetimet për vrasjen e Klaudio Prendit janë konfliktet që viktima ka pasur, duke u përjashtuar pista për shkak të detyrës si ish-gjyqtar të të atit, Fran Prendi. Po ashtu, po hetohet edhe për lidhjet e viktimës jashtë vendit, ndër to edhe në Dubai, ku ai kishte zhvilluar disa udhëtime.
Kjo është dosja e dytë brenda një kohe të shkurtër për ngjarje të rënda kriminale që kalon në SPAK, pas asaj të Dobraçit me 4 viktima.
LEXONI GJITHASHTU:
Koncerti i Kanye West, policia njofton planin e masave. Rrugët që do të ndalohet qarkullimi i mjeteve
Plagosje në Lezhë, policia jep detajet e para (VIDEO)
Skema e dyshuar e tjetërsimit të tokave shtetërore në Durrës, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës
- 18:10 Koncerti i Kanye West, policia njofton planin e masave. Rrugët që do të ndalohet qarkullimi i mjeteve
- 17:56 Plagosje në Lezhë, policia jep detajet e para (VIDEO)
- 17:53 Skema e dyshuar e tjetërsimit të tokave shtetërore në Durrës, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës
- 17:50 Rama për mediat turke: Shqipëria do presë Samitin e ardhshëm të NATO-s, Turqia partner strategjik
- 17:47 Palm Beach riemëron aeroportin në nder të presidentit Trump
- 17:38 Tensionet në rajon, ministri i Jashtëm i Iranit zhvillon biseda telefonike me homologët e tij në Turqi dhe Oman