Vrasja e dyfishtë, avokati i Arsen Muskurtit: Nuk i shmanget dënimit me burg përjetë
Suad Idrizi, avokati i Arsen Muskurtit, tha se klienti i tij nuk i shmanget dot burgimit të përjetshëm, pasi ky i fundit vrau vëllanë dhe kunatën e tij pak ditë më parë në Tiranë.
Në emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Idrizi u shpreh se nëse do dilet me cilësimin juridik siç e ka përcaktuar, Arsen Muskurti do të dënohet me burg përjetë.
“Ai nuk i shmanget burgimit të përjetshëm. Nuk i shmanget. Nuk dua ta paragjykoj, por duke qenë se ka një sërë kalvaresh, një sërë historish, është gjykata që do e vendosë. Nuk e vendos as organi i akuzës, nuk e vendos absolutisht askush, vetëm gjykata. Do kryhen hetime të gjithëanshme proceduriale, të cilat në fund farë do të dalë një rezultat cilësimi juridik i saktë i veprës penale. Nëse do dalin me këtë cilësim juridik, siç e ka përcaktuar prokuroria, absolutisht është burgim i përjetshëm”, theksoi ai.
Vrasja e dyfishtë në Tiranë
Dy janë pistat kryesore në të cilat po heton policia në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e së martës në rrugën “Islam Alla” në kryeqytet, ku Arsen Muskurti vrau vëllanë dhe kunatën e tij, Dritan dhe Nora Muskurtin.
Pista kryesore është ajo e një konflikti të mundshëm lidhur me biznesin e agjencisë turistike, ku dhe ndodhi ngjarja.
Në bazë të deklarimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), rezulton se vëllezërit Dritan dhe Arsen Muskurti, kanë qenë bashkëpronarë deri në vitin 2018.
Më pas agjencia i ka kaluar tërësisht në pronësi Dritan Muskurtit, i cili mbeti viktimë të martën në kryeqytet.
Ndërsa, në profilin e tij në Facebook, autori i krimit Arsen Muskurti, profil të cilin e kishte me emrin Hamza Muskurti, akuzonte vëllanë dhe kunatën se kryenin veprimtari të paligjshme dhe në kundërshtim me rregullat fetare.
LEXONI GJITHASHTU
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 12:48 Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
- 12:37 Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht
- 12:21 Pse plani i ri i BE-së për mediat sociale është më i vështirë nga sa duket
- 12:15 Konferenca Shqipëri-BE, Hoxha: Mbyllja e tre kapitujve, moment historik për integrimin
- 11:59 13-vjeçarja Helena Byberi medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare