Vrasja e Egli Progës, flet Rrumbullaku: Policia nuk ka tentuar ta fshehë ngjarjen

14 Gusht 2024 | 11:56

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku tha se akuzat se policia e shtetit ka tentuar të fshehë ngjarjen e rëndë ku Egli Proga u rrah për vdekje në Pogradec, janë të pabaza.

“Aludimi se është tentuar të fshihet ngjarja është i pabazë dhe me asnjë provë apo fakt konkret. Në asnjë moment dhe asnjë rrethanë asnjë punonjës i policisë nuk ka tentuar të fshijë apo të minimizojë ngjarjen e rëndë. Policia ka shkuar menjëherë në ngjarje, janë sekuestruar kamerat, janë shoqëruar disa persona që ishin të pranishëm në momentin e ngjarjes janë kryer të gjitha veprimet me qëllim zbardhjen e ngjarjes. U identifikua dhe u arrestua autori së bashku me 3 shtetas të tjerë të cilët akuzohen për moskallëzim krimi. Baltosja e policisë së shtetit është jo vetëm e pabazuar por edhe e dënueshme ligjërisht e moralisht. Policia e shtetit do të marrë hapa ligjor për dezinformimin e kësaj ngjarje”,-tha Drejtori i Policisë së Shtetit  Rrumbullaku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026