Vrasja e Egli Progës në Pogradec, ILD nis verifikimin e dosjes
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ILD ka nisur verifikimet për rastin e vrasjes së Egli Progës në Pogradec.
ILD ka kërkuar nga Prokuroria dhe Gjykata e Korçës të gjithë dosjen hetimore për të verifikuar nëse është respektuar ligji për regjistrimin e veprës penale “vrasje nga pakujdesia” dhe në seancën për caktim të masave te sigurimit.
Ngjarja e ndodhur disa ditë më parë në Pogradec ka shkaktuar reagim të madh dhe indinjatë në opinionin publik.
Fillimisht u raportua se 42-vjeçari në gjendje të dehur ishte rrëzuar në rrugë dhe nuk i kishte mbijetuar dot plagëve të marra.
Por, pas hetimeve, u zbulua se ishte dhunuar nga i riu, Denis Meçe. Ky i fundit u konfliktua fizikisht me Egli Progën dhe më pas është larguar. Proga është gjetur i shtrirë në rrugë dhe u dërgua në spital, por nuk arriti që t’i mbijetojë dëmtimeve të marra.
29-vjeçari është vendosur në prangat e policisë dhe gjykata e Korçës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg me akuzën e vrasjes nga pakujdesia.
Ndërkohë, për tre persona të tjerë, Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe, që akuzohen për moskallëzim krimi, gjykata vendosi detyrim paraqitjeje.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë