Vrasja e Fatjon Bicit në Gramsh, babai: Kriminelët u liruan e bënë gjumin në shtëpi

12 Dhjetor 2024 | 13:00

Sot në Gjykatën e Apelit u mbajt seanca për autorët e dyshuar për vrasjen e të miturit Fatjon Bicit në Gramsh. I pranishëm para Gjykatë së Apelit të Tiranë ishte dhe babai i viktimës dhe familjarë të tij, të cilët kërkojnë drejtësi për të ndjerin.

Ai u shpreh se nuk duronte dot më dhe priste që autorët të merrnin dënimin sipas ligjit në të kundër tha se do të bënte gjë tjetër pasi kishte qëndruar shumë në heshtje, por kur rrin në heshtje qënka më keq sipas tij sepse të shkelin me këmbë.

“Dhe unë do të bëj siç bënë mbi çunin tim, atë do bëj dhe unë, ai tjetri bëri vrasje dhe të dali për 1 vit e gjysëm dhe të shkojë të flejë gjumë në shtëpi kurse çuni im të tretet në dhe. Unë do të bëj 3 vjet, asgjë nuk janë se kështu qënka shteti, shteti ky qenka. A është e drejtë që të lejohet kjo? Ndoshta se ka fajin kjo gjykatë këtu po gjykata e Elbasanit pse e vonoi çështjen që ato të përfitonin dhe të shkonin në shtëpi për çfarë arësye sepse nuk kam bërë unë zë, po nuk kam bërë se kam pritur drejtësinë po drejtësi këtu në Shqipëri nuk ka më, drejtësia ka ngelur vetëm te mediat që po ma zgjidhët hallin ju mirë, po nuk ma zgjidhët do të bëj atë që fola” e mbylli fjalën e tij babai i Fatjon Bicit.

Gjykata e Apelit vendosi sot ti rikthejë këtë të enjte sërish në qeli dy djemtë e liruar më parë për shkaka të përfundimit të afateve proceduriale ndërsa në total janë katër të mitur të marrë si të pandehur mbi të cilët rëndon akuza e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese.

15-vjeçari Fatjon Bici ishte nisur për në shkollë, por se nuk u kthye më prej andej. Ai u vra me thikë në zemër, pasi u fut për të ndarë sherrin mes kushëririt të tij dhe bashkëmoshtarëve.

Ngjarja e rëndë u shënua më 16 Maj 2023, vetëm pak metra larg shkollës ku 4 adoleshentët i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale. Të pajisur me thika dhe doreza forcuese grushti sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë me thikë teksa hyri për ta mbrojtur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026