Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit në Manëz, vetëdorëzohet në polici 31-vjeçari i shpallur në kërkim

21 Shkurt 2026 | 12:35

31-vjeçari, i shpallur në kërkim lidhur me vrasjen e dy personave në Manëz është vetëdorëzuar në policinë e Durrësit. Policia thekson se i riu, Gëzim Allçi ishte në kërkim pasi dyshohet se ishte i përfshirë në ngjarjen e tetorit të 2025 ku mbetën të vrarë Flori Paluçi dhe Aranit Kurti.

Ai ka dorëzuar edhe një pistoletë duke deklaruar se këtë e kishte me vete ditën e ngjarjes. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Në nëtor është dorëzuar në polici edhe autori i dyshuar Daniel Pepa. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Ngjarja e rëndë në Manëz u regjistrua pasi 33-vjeçari Flori Paluçi vrau me armë zjarri 23-vjeçarin Aranit Kurti. Më pas Pepa qëlloi ndaj 33-vjeçarit duke e lënë të vdekur. 21-vjeçari që pas ngjarjes ishte shpallur në kërkim.

“Durrës/ Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, të datës 13.11.2025, e cila ka caktuar në mungesë masën e sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit G. A., 31 vjeç, banues në Manëz, Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Shtetasi G. A. ishte shpallur në kërkim, i dyshuar si i përfshirë në ngjarjen e ndodhur në tetor 2025, në Manëz, Durrës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri dy shtetas. Ky shtetas është vetëdorëzuar në DVP Durrës.

Gjithashtu, ky shtetas ka dorëzuar një send në dukje pistoletë (armë sportive me gogla), duke deklaruar se këtë e kishte me vete ditën e ngjarjes. Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026