Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Dhoma e Avokatisë: Thirrje alarmi për sigurinë
Dhoma e Avokatisë ka reaguar lidhur me ekzekutimin e gjyqtarit Astrit Kalaja gjatë seancës së sotme gjyqësore. Dhoma e Avokatisë shkruan se kjo ngjarje është një goditje e sistemit të drejtësisë. Në reagim Dhoma e Avokatisë ka shprehur ngushëllimet për familjen e gjyqtarit që mbeti viktimë e të shtënave.
“Të tronditur thellësisht nga ngjarja, lidhur me vrasjen ne ambientet e gjykatës të Gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, kolegut dhe mikut Tonë Astrit Kalaja, trupa e avokatëve i përcjell familjes ngushëllimet më të thella. Kjo ngjarje është gjithashtu një goditje për të gjithë sistemin e drejtësisë dhe shtetit të së drejtës.
Kjo ngjarje, për këdo është një thirrje alarmi për sigurinë, së pari të jetës dhe shëndetit të kolegëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe njëkohësisht një thirrje edhe për avokatët për thellimin e punës për ndërgjegjësimin e palëve në procese penale, civile dhe administrative për c’ka atyre ju takon ligjërisht dhe për pritshmeritë në proceset ku ata përfaqësojnë palët,” shkruhet në reagim.
Gjyqtari Astrit Kalaja pasditen e sotme u plagos për vdekje me armë gjatë një seance në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Nga të shtënat u plagosën edhe dy persona, babë e bir të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Kalaja nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Autori i ngjarjes është arrestuar dhe ka pranuar fajësinë. Ai nuk ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes dhe gjatë dëshmisë nuk ka shfaqur pendesë. Ai është shprehur se ishte i detyruar të kryente aktin sepse po humbiste gjyqin.
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate