Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjykata e Gjirokastrës pezullon proceset gjyqësore
Pas ngjarjes të ditës së djeshme, ku mbeti i vrarë brenda sallës gjyqtari Astrit Kalaja, Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka pezulluar të gjitha proceset gjyqësore përgjatë kësaj të marte.
Sipas burimeve në Gjykatën e Gjirokastrës janë parashikuar të zhvillohen vetëm masat e sigurisë dhe asnjë seancë gjyqësore ditën e sotme.
Ndërkohë në një deklaratë në rrjetet sociale Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër shprehet se: “kjo ngjarje është pasqyrë e realitetit me të cilën përballen institucionet e drejtësisë duke vënë në dyshim autoritetin gjyqësor dhe duke cenuar magjistratët që i shërbejnë këtij sistemi.
Respektimi i pavarësisë dhe sigurisë së magjistratëve, krijimi i kushteve optimale për të ushtruar detyrën e tyre është i domosdoshëm për të garantuar integritetin dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor.
Në këto momente të vështira shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe kolegët e gjyqtarit Astrit Kalaja”.
LEXONI GJITHASHTU:
Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)
Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht