Vrasja e komisarit Artan Cuku, nis gjyqi në mungesë për Bledar Jambellin
Në Gjykatën e Tiranës ka nisur këtë të martë procesi gjyqësor në mungesë ndaj Bledar Jambellit, i akuzuar si porositës i vrasjes së ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Artan Cuku.
Gjatë seancës së sotme, Prokuroria paraqiti konkluzionet e saj mbi akuzat ndaj Jambellit, ndërsa u vendos që më 3 qershor, në orën 13:30, të zhvillohet seanca për paraqitjen e pretencës.
Më pas do të jepet fjala për mbrojtjen e të pandehurit dhe, pasi të dëgjohen të dyja palët, gjykata do të shpallë vendimin përfundimtar.
Bledar Jambelli u arrestua fillimisht në Greqi në vitin 2018, por autoritetet greke refuzuan ekstradimin dhe vendosën lirimin e tij.
Ai u arrestua sërish në Athinë në vitin 2022, për një tjetër ngjarje të rëndë që përfundoi me plagosjen e pesë personave.
Vrasja e Artan Cukut ndodhi në prill të vitit 2017 në rrugën e “Kosovarëve” në Tiranë. Sipas hetimeve, Bledar Jambelli ka qenë organizatori dhe financuesi i atentatit, ndërsa ekzekutimi u krye nga Mikel Shallari, i cili u arrestua pak ditë pas krimit dhe pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë.
Në këmbim të bashkëpunimit, Shallari përfitoi një ulje të ndjeshme të dënimit, duke u dënuar me vetëm 8 vite burg.
Motivi i dyshuar i vrasjes lidhet me një arrestim që Cuku i kishte bërë Jambellit në vitin 2012 për një tjetër vrasje – atë të Armando Delajt.
Për këtë çështje, Jambelli u lirua nga gjykata pas dy vitesh dhe përfitoi gjithashtu dëmshpërblim prej mbi 500 mijë lekësh nga shteti për ditët e burgut.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
- 18:21 Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
- 18:13 35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 18:05 Macron kundër sondazheve që nxjerrin fituese Le Pen në 2027: Mos parashikoni më të keqen për francezët
- 17:57 Hungaria nis hetimet ndaj ish-ministrit të jashtëm për lidhje të dyshuara me Rusinë
- 17:54 Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë
- 17:49 Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar