Vrasja e Liridona Ademit, Naim Murseli mohon deklaratën në polici: U dha nën dhunë

11 Shkurt 2026 | 15:39

Në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari Naim Murseli ka deklaruar se nuk e pranon deklaratën në polici, pasi sipas tij ajo deklaratë ishte në presion dhe nën dhunë të Policisë së Kosovës, raporton KosovaPress.

Gjithashtu, ai tha se deklaratën e Granit Plavës e ka dëgjuar në veturë të Policisë së Kosovës duke shkuar në stacion nga policët prezent dhe foto i gjakosur.

Prokurorja Javorka Perlinçeviq e pyeti Murselin “nëse ka qenë prezent avokati pse nuk po e pranoni deklaratën që keni dhënë në polici?”.

Murseli tha se ishte me presion e me dhunë dhe kjo ishte arsyeja pse ka bërë kërkesë për IPK.

“Deklarata është vënë me presion, fillimisht ka pasur dhunë dhe pastaj…”

“Sepse ajo deklaratë është vënë me presion, fillimisht ka pasur dhunë dhe pastaj presion, po flasim para se të vij avokati dhe mesa e di procedura e Kodit Penal nuk lejon marrje të tilla në pyetje dhe kjo është arsyeja pse kam bërë kërkesë më vonë për këtë çështje të cilën edhe e kemi kopjen e asaj kërkese”, tha Murseli.

Perlinçeviq e pyeti se si e ka dhënë deklaratën e njëjtë si të Plavës dhe Kokallës.

Sa është e mundshme që të jepni deklarata për çështje të njëjta deklarata Perlinceviq:

“Ditën e njëjtë kur keni dhënë deklaratë në cilësi të dyshuarit në polici, ndaras kanë dhënë edhe Plava dhe Kokalla, a mund të më tregoni sa është e mundshme që të jepni për çështje të njëjta deklarata të njëjta identike të cilat nëpërmes veti përputhen dhe thuani se të njëjtën e keni dhënë në presion dhe nuk po e pranoni tuajën, sa është besueshmëria e kësaj”, pyeti ajo.

Murseli u përgjigj se e dëgjoi në veturë për në stacion.

“Deklaratën e Plavës ma kanë treguar policët rrugës…”

“Unë deklaratën e Plavës ma kanë treguar policët rrugës për në stacion, më kanë treguar foto që ishte i gjakosur që e kishin rrahur dhe mi tregoi titujt e portaleve, kjo ka qenë rrugës për në stacion”, tha ai.

Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokallën akuzohen për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor të vitit 2023.

Sipas aktakuzës, Murseli e ka organizuar vrasjen e bashkëshortes për motive hakmarrjeje dhe për përfitim financiar, duke i premtuar Plavës 30 mijë euro nëse e kryen atë. Kokalla akuzohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën “vrasje e rëndë”.

I akuzuari i katërt, Tom Dodaj, i cili ua shiti armën Murselit e Plavës për 280 euro, ka pranuar fajësinë. Themelorja e dënoi me pesë vjet burgim, ndërsa, më pas Apeli ia uli dënimin në tri vjet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona. Policia jep detaje

Një aksidenti i trefishtë është regjistruar këtë të diele në aksin Gjakovë-Prizren, në fshatin Rogovë. Policia bën me dije se nga ku aksident janë plagosur...
16:30 | 28/06/2026

Arrestimi i serbëve në Gazimestan, reagon Lista Serbe: Dëshmi e represionit të regjimit në Prishtinë

Pas arrestimit të disa serbëve në Gazimestan kanë reaguar Lista Serbe dhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. “Për këtë veprim, të cilin e...
16:07 | 28/06/2026

Përfundon me tensione liturgjia e Vidovdanit, shoqërohen disa persona. Gazetari jep detaje nga vendngjarja

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha ka zbuluar detaje lidhur me arrestimet pas liturgjisë së Vidovdanit. Ai theksoi se janë shoqëruar 10 persona nga Policia...
15:11 | 28/06/2026