Vrasja e Liridonës, përfundon marrja në pyetje e Naim Murselit, flet vëllai i saj

27 Janar 2024 | 08:16

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi, ka treguar se këtë javë Prokurori ka mbyllur procesin e marrjes në pyetje të të dyshuarit për vrasjen e motrës, ish-bashkëshortit Naim Murseli.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Leonardi thotë se familja ka marrë pjesë në proces përmes avokatit dhe se për të respektuar sekretin hetimor dhe procedurën penale, nuk do të flasin në lidhje me detajet e procesit.

Familja Ademaj theksojnë se janë të kënaqur me mënyrën se si Prokuroria e ka organizuar procesin dhe se kanë besim të plotë në institucionin e Prokurorisë.

Postimi i Leonard Ademajt:

Përshëndetje,

këtë javë prokurorja e rastit sëbashku me hetuesit kanë intervistuar të dyshuarit për vrasjen e Liridonës tonë. Ashtu siç parashihet me ligj, ne si familje kemi marrë pjesë në intervistim përmes avokatit tonë.

Për të respektuar në plotni sekretin hetimor dhe proceduren penale, ne nuk do të komentojmë përmbajtjen e deklarimeve.

Mirëpo, duam ta përmendim që jemi të kënaqur me mënyrën se si prokurorja ka organizuar intervistimin e tyre dhe kemi besim të plotë në të.

Drejtësia duhet dhe do të triumfojë, për Liridonën tonë dhe për të gjitha gratë dhe vajzat e vrara.

Me respekt,

Familja Ademaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026