Vrasja e Ndojt, dëshmia e dy vëllezërve: Na sulmoi i pari, e lamë të gjallë kur ikëm

22 Tetor 2022 | 17:45

Është zbardhur një pjesë nga dëshmia e vëllezërve Miri, të cilët janë arrestuar si autorë të dyshuar për vrasjen 34-vjeçarit Indrit Ndoj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Fushë Krujë.

Vëllezërit Sajmir Miri dhe Landi Miri, të cilët ndodhen në komisariatin e Krujës para autoriteteve kanë deklaruar se nuk kanë pasur për qëllim ta vrisnin të riun, ndërsa kanë shtuar se me këtë të fundit janë takuar për të sqaruar një muhabet.

Sipas tyre, në momentin që e kanë goditur Ndoj ka rënë përtokë, ndërsa janë larguar duke e lënë atë të gjallë.

Vëllezërit kanë deklaruar se ka qenë Ndoj, i pari që i sulmoi.

“Ai ishte rëndë, kishte pirë drogë. Ne kishim një problem mes nesh për të sqaruar dhe e kishim lënë që të takoheshim.  Nuk e dimë se çfarë kishte bërë përpara se të vinte te ne.

Në fillim na ofendoi e pastaj u bë agresiv, na sulmoi me apo pa vetëdije këtë se dimë. Pas kësaj ne reaguam dhe e qëlluam me kaçavidë, atë kishim me vete. Më pas kur e pamë që ra përtokë u larguam. Pamë që po merrte frymë, ishte gjallë. Ne s’donim ta vrisnim, ishte çdo gjë momentale. Ne shkuam për të sqaruar një muhabet, të vjetër. Pamë në lajme në mëngjes se ai kishte vdekur”- mësohet të kenë thënë ata.

Indrit Ndoji u gjet i pajetë në një kanal në anë të rrugës nga familjarët e tij ndërsa ishin nisur për punë.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026