Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ‘arrest shtëpie’ për dy ish-nëndrejtorët e policisë
Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, dy ish-drejtues të policisë së Elbasanit kanë zgjedhur të paraqiten vetë në gjykatën e qytetit.
Ata akuzohen për dëshmi të rreme dhe shpërdorim detyre në vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur tre ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
Gjykata ka vendosur të lërë në fuqi masën “arrest shtëpie” për akuzat e ngritura ndaj ish-nëndrejtorëve. Për 6 efektivët e tjerë të policisë ka lënë në fuqi masën e pezullimit nga detyra.
Prokurorisë së Elbasanit iu dëshën 14 muaj për të arritur në këtë vendim. Në dosjen hetimore thuhet se punonjësit e policisë mund ta kishin shmangur ngjarjen e rëndë nëse do të kishin ndërhyrë.
Të 8 këta policë kanë qënë në vendin e ngjarjes përpara se të vinte viktima dhe simpatizantët e tjerë të partisë socialiste.
Ata kanë posur mundësi ta shoqëronin në komisariat Mehmet Grecën, personin e ndaluar nga Struktura për Mbrojtjen e Votës e Partisë Demokratike, pasi dyshohet se kishte në makinë material zgjedhore.
Por, kjo nuk ka ndodhur. Më pas personat janë përfshirë në një konflikt me armë ku ka pasur shkëmbim zjarri.
Arbër Papleka ka qëlluar për vdekje Pjerin Xhuvanin dhe ka plagosur Elton Bodinakun.
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar