Vrasja e Pjerin Xhuvanit, shtyhet në Apel seanca për ish-efektivin e RENEA-s
Është shtyrë në Apelin e Përgjithshëm seanca për ish-efektivin e RENEA-s Arbër Paplekaj i cili kundërshton vendimin e Gjykatës së Elbasanit që e dënoi me 22 vjet burg.
Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e prokurorit të çështjes, Gent Xholi për arsye familjare. Seanca e radhës do të mbahet më 4 mars në orën 09:30.
Në korrik të vitit të shkuar Gjykata e Elbasanit dënoi me 22 vite burg Arbër Paplekajn, për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në vitin 2021, 4 ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Gjatë seancës për dhënien e pretencës, organi i akuzës kërkoi 25 vite burg për ish-komandon.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Elbasan më 21 prill 2021, ku Arbër Paplekaj si pjesë e Strukturës së Mbrojtjes së Votës të ngritur nga partia Demokratike, u përplas me mbështetësit e Partisë Socialiste dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit humbi jetën Pjerin Xhuvani, si dhe u plagos efektivja Xhensila Sota dhe tre persona të tjerë.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë