Vrasja e Pjerin Xhuvanit, shtyhet sërish seanca për ish-efektivin e RENEA-s
Shtyhet për herë të katërt seanca gjyqësore për Arbër Paplekajn, ish-efektivi i RENEA-s i arrestuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.
Seanca është shtyrë për shkak se disa gjyqtarëve, nuk u ka mjaftuar koha në dispozicion për njohjen me aktet hetimore të përfshirë në këtë çështje, ndërsa një pjesë prej tyre kanë theksuar se nuk janë pajisur me këto prova.
Të mërkurën e 28 shtatorit, do të zhvillohet seanca e radhës.
Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, mbeti i vrarë pas një përplasje me armë ku u përfshinë disa persona.
Në ngjarje mbetën të plagosur katër të tjerë, Eltjon Bodinaku 32 vjeç; Emiljan Prenga 39 vjeç; Pavlo Vuksani 50 vjeç, dhe punonjësja e policisë Xhensila Sota 27 vjeçe.
Rreth një orë pas përplasjes me armë në polici u dorëzua Arbër Paplekaj, ish-oficer i Repartit të Neutralizimit të Elementëve të Armatosur (RENEA).
LEXONI GJITHASHTU
Berisha në Bruksel: Duhet të krijojmë grup të posaçëm pune për kartelet
Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti binjak i Wismarit
Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it
- 10:39 Berisha në Bruksel: Duhet të krijojmë grup të posaçëm pune për kartelet
- 10:33 Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 10:25 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti binjak i Wismarit
- 10:24 Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30
- 10:19 Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it
- 10:12 Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale