Vrasja e regjisorit brilant Rob Reiner dhe gruas së tij, arrestohet djali i tij

15 Dhjetor 2025 | 19:07

Nick Reiner, djali i regjisorit të njohur amerikan Rob Reiner dhe Michele Singer Reiner, ndodhet në paraburgim, i dyshuar për vrasjen e prindërve të tij.

Sipas Departamentit të Sherifit të Los Angeles (LASD), 32-vjeçari është arrestuar dhe përballet me akuza për vrasje të rëndë penale.

Ngjarja ka tronditur Hollywood-in. Rob Reiner, 78 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Michele Singer Reiner, 68 vjeçe, u gjetën të pajetë në rezidencën e tyre luksoze në Brentwood, Los Anxhelos. Autoritetet amerikane bëjnë me dije se viktimat dyshohet se janë goditur për vdekje me thikë.

Sipas policisë, banesa, e vlerësuar rreth 13.5 milionë dollarë, nuk kishte shenja thyerjeje apo hyrjeje me forcë. Trupat u zbuluan nga vajza e tyre, Romy Reiner, e cila jeton përballë dhe kishte shkuar t’i vizitonte.

Hetimet janë përqendruar te djali i çiftit, Nick Reiner, i cili u mor në pyetje dhe më pas u dërgua në paraburgim. Ai ka folur më herët publikisht për problemet e tij me varësinë nga droga dhe periudhat e vështira jetësore.

Zëvendësshefi i Policisë së Los Anxhelosit, Alan Hamilton, deklaroi se hetimet po vijojnë intensivisht dhe se disa anëtarë të familjes janë intervistuar. Kapiteni i LAPD-së, Mike Bland, e ka cilësuar rastin si një “homicid të dukshëm”, duke konfirmuar përfshirjen e Njësisë së Krimeve të Rënda.

Vdekja e Rob Reiner shënon humbjen e një prej figurave më të rëndësishme të kinemasë amerikane. Ai ishte regjisor i filmave të njohur si This Is Spinal Tap, The Princess Bride, When Harry Met Sally dhe A Few Good Men, si dhe bashkëthemelues i Castle Rock Entertainment.

Michele Singer Reiner ishte producente dhe fotografe e njohur. Çifti ishte i martuar prej vitit 1989 dhe kishte tre fëmijë.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Orban thirrje mbështetësve të ngrihen kundër ‘tiranisë’ së kryeministrit Magyar: Të rivendosim demokracinë

Ish-kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili u rrëzua nga pushteti pas 16 vitesh në pushtet në zgjedhjet e prillit, u ka kërkuar mbështetësve të...
10:11 | 22/07/2026

I akuzuar për lidhje me SHBA-në dhe Izraelin, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar

Agjencia iraniane e lajmeve Fars raporton se një burrë i arrestuar dhe i gjykuar me akuzat për përkatësi në një “grup terrorist antirevolucionar” dhe kryerje...
10:07 | 22/07/2026

Pas pezullimit shumëvjeçar, SHBA rikthen fluturimet direkte drejt Libanit. Trump jep dritën jeshile

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se po i jep dritën jeshile rifillimit të fluturimeve direkte nga linjat ajrore amerikane për në Liban ,...
09:49 | 22/07/2026