Vrasja e të dënuarit në Peqin, FNSH mësyn në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës

15 Dhjetor 2023 | 21:16

Kontrolle në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë. 3 mjete të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë shkuar drejt burgut të juglindjes së vendit, për kontrolle të rrepta për armë dhe sende të paligjshme.

Kontrollet vijnë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në burgu e Peqinit, ku një i dënuar vrau me armë zjarri një të dënuar tjetër dhe plagosi një.

Burime bëjnë me dije se kontrolle të imtësishme do kryehen në të gjithë burgjet e sigurisë së lartë në vend.

Arben Lleshi, i dënuar me burgim të përjetshëm, mbeti i vdekur pas përleshjeve mes të dënuarve në burgun e Peqinit.

Autor i krimit është i dënuari tjetër me burgim të përjetshëm Sokol Mjacaj, i cili në vitin 2015 vrau 2 turistë çekë në tentativë për t’i grabitur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026