Vrau Arben Lleshin në burgun e Peqinit, rrëfehet para kryeprokurorit autori Mjacaj

15 Dhjetor 2023 | 17:41

Autori i sulmit të sotëm në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku mbeti i vdekur Arben Lleshi dhe u plagos Indrit Shaqe, ka rrëfyer detaje si ndodhi ngjarja para kryeprokurorit të Elbasanit, Kreshnik Ajazi.

Sokol Mjaçaj ka thënë se ka qenë në ambjetet e ajrosjes, ka thirru tre herë Arben Lleshin dhe në momentin që ai ka dalë në dritare, e ka qëlluar.

Gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati bëri me dije se pas vrasjes Mjacaj nën kërcënimin e armës ka shkuar në dhomën e takimeve, ku ka mbajtur peng dhe familjarë të të dënuarve.

Ai i ka bërë rezistencë policisë së burgjeve, ndërkohë që në momentin që ka parë RENEA-n ka hedhur armën e krimit dhe është dorëzuar për shkak të frikës së eliminimit fizik.

Veprimi i Sokol Mjacaj erdhi menjëherë pas njoftimit të ministrit Ulsi Manja, paraditen e kësaj të premteje, se ai do të futej në regjimin 41 bis.

Ende nuk dihet si ai mundi ta siguronte armën e krimit, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.

Dyshohet se Mjacaj mund të jetë paguar për kryerjen e eliminimit të Lleshi, pasi ky i fundit rezulton i dënuar për vrasjen dhe djegien e Agim Hoxhës në Britani.

Vrasja në Britani ka nisur një sagë hakmarrjeje mes dy familjeve, ku Arben Lleshit i janë vrarë babai dhe disa pjesëtarë të tjerë të familjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026