Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, ekstradohet nga Kosova Indrit Taullai

15 Janar 2021 | 10:55

Ekstradohet nga Kosova 46-vjeçari Indrit Taullai, ish-anëtari i bandës së Durrësit, i shpallur në kërkim nga GJKKO për akuzën e vrasjes me paramendimin e grup të strukturuar kriminal. 

Ky fundit akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames, ngjarje të ndodhura në shkurt të vitit 2005.

Ndërkohë është ekstraduar nga Gjermania, 56-vjeçari  Gjegji Çollaku, banues në Korçë.

Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, për 56-vjeçarin ka dhënë masën “arrest me burg” për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Sakaq sot është ekstraduar drejt Kosovës 58-vjeçari Ahmet Isufaj.

58-vjeçari është nën hetim në Kosovë për krim të organizuar dhe shpërndarje droge.I ekstraduari në Kosovë, Ahmet Isufaj.

Lexoni gjithashtu:

Vrasja e Klodian Salliut dhe Vajdin Lames, gjykata lë në qeli Emiljano Shullazin, Viktor Ymerin dhe Indrit Rusin

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

Kapet në flagrancë efektivi i Burgjeve në Durrës, tentoi të fuste drogë për një të paraburgosur

Një punonjës i Policisë së Burgjeve është kapur në flagrancë në IEVP Durrës, pasi dyshohet se tentoi t’i kalonte një të paraburgosuri lëndë narkotike. Sipas...
21:51 | 25/06/2026