Vrasja e vajzës së mikut të Putin, akt intimidimi ndaj rusëve për luftën në Ukrainë
Komisioni hetimor për rajonin e Moskës ka deklaruar se shpërthimi i natës së të shtunës, ku humbi jetën Daria Dugina u shkaktua nga një bombë e vendosur poshtë automjetit të saj.
29-vjeçarja ishte vajza e Alexander Dugin, një nacionalist mbështetës i Putin dhe i luftës në Ukrainë. Për analistët, incidenti duhet të perceptohet si një akt intimidimi ndaj qytetarëve rusë.
“Për aparatin e propagandës, ky është një akt intimidimi. Në përgjithësi, për votuesit besnikë është një akt simbolik që tregon se aktet armiqësore po transferohen në territorin e Rusisë, që do të thotë se lufta në Ukrainë nuk është më diçka abstrakte që shihni në televizor, por diçka që po ndodh edhe në Rusi. Jo vetëm Krimea po bombardohet, por edhe rajoni i Moskës”, thotë Abbas Gallyamov, analist politik
Daria Dugina shprehte opinione të ngjashme me të atin dhe ishte analiste në televizionin nacionalist Tsargrad.
Shpërthimi ndodhi teksa ajo po kthehej nga një festival kulturor ku kishte qenë e pranishme bashkë me të atin.
LEXONI GJITHASHTU:
“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane
Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij
- 21:43 Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani