Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës, Apeli i GJKKO jep dënimin për autorët

14 Nëntor 2024 | 10:47

Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me 25 vite burg Klevis Allën, me 11 vite burg Besian Xhixhën dhe 5 vite burg Enver Divën për vrasjen e vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia, një ngjarje e ndodhur në Durrës në mars të 2020, si dhe për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt.

Apeli ka prishur pjesërisht vendimin e Shkallës së Parë për Klevis Allën, i cili ka qenë edhe bashkëpunëtor i drejtësisë, duke ia pushuar akuzat për veprën penale të sigurimit të kushteve për të kryer vrasje, si dhe për veprën penale të bashkëpunimit në grup kriminal, megjithatë dënimi i tij mbetet i njëjtë. Fillimisht, ai dyshohej se kishte siguruar informacione për vendndodhjen e vëllezërve Haxhia, por më pas u konfirmua se kishte marrë pjesë drejtpërdrejt në vrasje, së bashku me Nuredin Dumanin dhe Henrik Hoxhën, të cilët dyshohen si ekzekutorë, si dhe me Besian Xhixhën dhe Enver Divën.

Klevis Alla e humbi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë pasi dha dëshmi të rreme lidhur me ngjarjet kriminale të përfshira në dosjen “Plumbi i Artë”. Ai kishte pretenduar se Talo Çela dhe Altin Ndoci ishin autorët e vrasjes së dy vëllezërve Haxhia dhe të shokëve Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdiaj, duke devijuar sipas SPAK të vërtetën e ngjarjes. Prokuroria mori parasysh dëshmitë e Nuredin Dumanit, dhe si rezultat, GJKKO pushoi akuzat ndaj Altin Ndocit, duke e shpallur të pafajshëm.

Më herët, akuzat për këto dy vrasje ishin pushuar edhe për Talo Çelën, megjithëse ai vazhdon të ketë probleme me drejtësinë për ngjarje të tjera kriminale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026