Vrasja me snajper e Eduart Reçit, prokuroria dërgon për gjykim vëllezërit Dukaj

24 Nëntor 2025 | 10:10

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim vëllezërit Florian Dukaj dhe Shkëlqim Dukaj, të akuzuar për vrasje me paramendim, mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe mbajtje të armëve të ftohta.

Sipas Prokurorisë, nga hetimet ka rezultuar se Shkëlqim Dukaj, në bashkëpunim me vëllanë e tij Florian Dukaj, dyshohet se ka kryer vrasjen me paramendim të shtetasit Eduart Reci.

Hetuesit thonë se viktima, Eduart Reci, kishte ndërtuar ndër vite dy pallate dhe një vilë në Tiranë dhe i kishte dhënë me qira njësitë e banimit dhe ato tregtare. Mes tij dhe vëllezërve Dukaj ka patur mosmarrëveshje të vazhdueshme për një sipërfaqe toke që, sipas Prokurorisë, ishte pushtuar nga lokali i tyre.

Në njoftimin zyrtar thuhet se Shkëlqim dhe Florian Dukaj kishin ndërtuar lokalin pa leje në një pjesë toke në pronësi të Recit dhe se debatet për këtë çështje kishin vijuar prej vitesh.

Prokuroria pretendon se për arsye pasurore, dy vëllezërit kanë hartuar një plan të detajuar për eliminimin e Recit. Sipas aktit të akuzës, ata kanë studiuar kohën, vendin dhe mënyrën e ekzekutimit, kanë kryer qitje në poligon, kanë siguruar armë dhe dylbi për veprimin gjatë natës dhe kanë hedhur fishekzjarre në oborrin e lokalit të viktimës për ta nxjerrë atë në pritë.

Nga hetimi rezulton se tentativa e parë për vrasje është kryer më 08.11.2024, ndërsa vrasja ka ndodhur më 13.11.2024.

Prokuroria thekson se të gjitha provat e administruara krijojnë bindjen se vrasja është kryer “me paramendim dhe për interes pasuror”.

Çështja pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Nufi vizitë në Athinë, pritet nga Dendias. Në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh në mbrojtje

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias këtë të hënë ka pritur homologun e tij, Ermal Nufi në Athinë. Dendias përmes një postimi në “X” ka...
15:13 | 29/06/2026

Andon Lapa Hotel & Spa – Elegancë, komoditet dhe mikpritje në zemër të Sarandës

Andon Lapa Hotel & Spa është një destinacion premium që kombinon komoditetin modern, shërbimet cilësore dhe mikpritjen tradicionale shqiptare, duke ofruar një eksperiencë të paharrueshme...
14:40 | 29/06/2026

Plagosi me armë zjarri 35-vjeçarin në Pogradec dhe u largua, kapet autori

Është bërë e mundur brenda pak minutash kapja e autorit 24-vjeçar i cili la të plagosur në këmbë një 35-vjeçar. Autori është identifikuar si Nikolla...
14:17 | 29/06/2026