English

Vrasja me thikë e 15-vjeçarit në Gramsh, Prokuroria dërgon në gjyq 4 të mitur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokuroria e Elbasanit ka dërguar në gjyq 4 të miturit që akuzohen për vrasjen e 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh, pak muaj më parë.

- Advertisement -

Vrasja e Bicit ndodhi në 16 maj pranë një shkolle në Gramsh, ku një grup me disa djem kishin ardhur nga një zonë tjetër për të “sqaruar” një konflikt banal që kishin pasur më herët.

Por debati agravoi në përplasje fizike mes tyre, ku Bici u plagos me thikë dhe ndërroi jetë më pas në spital.

Katër të miturit me inicialet E.K., S.M., O.Ç. dhe Xh.Ç. akuzohet për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim ndaj Fatjon Bici dhe e mbetur në tentativë ndaj të miturit me iniciale M.L.

Njoftimi i Prokurorisë:

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM ELBASAN

Prokuroria Elbasan dërgon në gjyq 4 të miturit të akuzuar për ‘Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan kërkësën për gjykimin e çështjes penale nr.523, viti 2023 në ngarkim të të miturve në konflikt me ligjin:

  1. E.K.

AKUZUAR: Për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim me viktimë shtetasin e mitur F.B., parashikuar nga neni 79 germa “a” – 25  K.Penal “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në fazën e tentativës ndaj të miturit M.L, parashikuar nga neni 79 germa “a” -25-22  K.Penal dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në fazën e tentativës ndaj të miturit  Q.H., pa pasojë për shëndetin, parashikuar nga neni 79 gërma “a” -25-22  K.Penal.

  1. S.M.

AKUZUAR: Për veprën penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim me viktimë shtetasin e mitur F.B.,  parashikuar nga neni 79 gërma “a” – 25  K.Penal “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në fazën e tentativës ndaj të miturit M.L., parashikuar nga neni 79 gërma “a” -25-22  K.Penal dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur ne fazën e tentativës ndaj të miturit  Q.H, pa pasojë për shëndetin, parashikuar nga neni 79 gërma “a” -25-22  K.Penal dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta ”, në fomën e mbajtjes pa leje të dorezave përforcuese grushti, në ambjente publike, parashikuar nga neni 279/2 të Kodit Penal.

  1. O.Ç

AKUZUAR: Për veprën penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, me viktimë shtetasin e mitur F.B.,  parashikuar nga neni 79 gërma “a” – 25  K.Penal “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në fazën e tentatives ndaj të miturit M.L, parashikuar nga neni 79 gërma “a” -25-22  K.Penal dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në fazën e tentativës ndaj të miturit  Q.H., pa pasojë për shëndetin, parashikuar nga neni 79 gërma “a” -25-22  K.Penal dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta ”, në fomën e mbajtjes pa leje të dorezave perforcuese grushti, në ambjente publike, parashikuar nga neni 279/2 të Kodit Penal.

  1. Xh.Ç.

AKUZUAR: Për veprën penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, me viktimë shtetasin e mitur F.B., parashikuar nga neni 79 gërma “a” – 25  K.Penal “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në fazën e tentativsës ndaj të miturit M.L., parashikuar nga neni 79 gërma “a” -25-22  K.Penal dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në fazën e tentativës ndaj të miturit Q.H., pa pasojë për shëndetin, parashikuar nga neni 79 gërma “a” -25-22  K.Penal dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në fomën e mbajtjes pa leje të dorezave përforcuese grushti, në ambjente publike, parashikuar nga neni 279/2 të Kodit Penal,

Faktet objekt hetimi i përkasin ngjarjes së datës 16.05.2023, ora 13:30, ku nga Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh, është dhënë njoftimi për një person të plagosur me mjete të mprehta, në Lagjen “Sporti 2”, Gramsh, ku i dëmtuari është dërguar për në Spitalin Gramsh. Menjëherë janë dërguar shërbimet e policisë për të verifikuar informacionin. Po kështu, janë dërguar shërbimet e policisë në Spitalin Gramsh, ku është mësuar se personi i plagosur, shtetasi F.B, rreth 15 vjeç kishte ndërruar jetë. Ndërsa autorët e dyshuar, të cilët ishin të mitur, kanë lëvizur në drejtim të rrugës pedonale të qytetit, për në drejtim të lumit Devoll. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, janë vënë në ndjekje të autorëve të dyshuar, ku kanë bërë kapjen e tyre në flagrancë në Lagjen “Holtas”, pranë ish-Poligonit të Ndërtimit dhe më pas shoqërimin e tyre në ambjentet e Komisariatit të Policisë Gramsh.

Të miturit në konflikt me ligjin janë hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Hetimet për këtë procedim penal u kryen në bashkëpunim me policinë gjyqësore të DVP Elbasan.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?