Vrasja në Durrës: Autori komshi në një kat me viktimën, u zunë për parkimin
Euronews Albania ka mësuar detaje të reja në lidhje me vrasjen e ndodhur me thikë në qytetin e Durrësit mesditen e kësaj të mërkure.
Bëhet me dije se viktima Halil Koka, 40-vjeç, ishte komshi me autorin, shtetasin Ilir Koçilja.
Banesat e tyre ndodhen në të njëjtin pallat dhe hyrjet e tyre përballë njëra tjetrës.
Burime për gazetaren, Kloida Gjuzi, bëjnë me dije se dy fqinjët kishin kohë që nuk komunikonin me njëri-tjetrin për shkak të një borxhi.
Këtë të martë konflikti lindi për një vendparkim dhe debati agravoi deri në përdorimin e thikës nga 35-vjeçari Koçilja.
Të dy personat njihen si përdorues të lëndëve narkotike, madje autori kishte shfaqur dhe probleme të shëndetit mendor.
Autori u arrestua nga policia disa orë pas krimit të rëndë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)
72-vjeçarja me demencë humb kontaktet me familjen në Vlorë, apel për ta gjetur
700 doza droge gati për shitje në Vlorë, arrestohen 5 persona mes tyre 2 italianë (VIDEO)
- 13:36 Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)
- 13:28 Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
- 13:23 Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit
- 13:18 OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në 2050
- 12:55 72-vjeçarja me demencë humb kontaktet me familjen në Vlorë, apel për ta gjetur
- 12:49 FIFA e qartë: Anglia fitoi pastër, goli i Bellingham është i rregullt (VIDEO)