Vrasja në Elbasan, gazetarja: Dyshohet për 2 autorë, ja mesazhi që dhanë
Gazetarja Anduena Llabani e ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me ekzekutimin e regjistruar mbrëmjen e së dielës në Elbasan. Llabani u shpreh se atentatet e tilla tregojnë se autorët janë të fortë dhe që e kryejnë vrasjen në mes të qytetit.
Sipas saj ngjarja jep një mesazh të qartë dhe se autorët janë duke treguar se ata nuk tolerojnë. Ajo theksoi se deri tani dyshohet për dy autorë ndërsa sesa është numri i grupit të përfshirë për përgatitjen e ekzekutimit ende nuk dihet.
“Me dy plumba në kokë është qëlluar pikërisht sapo ka rënë nata në mes të qytetit. Në qoftë se krimi më përpara kishte me pak dëshmitarë sot mesazhet që jepen janë shumë të mëdha tregon se janë shumë herë më të fuqishëm. Kanë aq shumë makina në dispozicion dhe mund ti djegim mjafton të kryejnë ekzekutimet që duan.
Arsyeja se përse është zgjedhur Elbasani është një mesazh i hapur se ne nuk falim dhe nuk tolerojmë. Po përdoret si të jetë më një regji edhe këto ngjarje kanë të njëjtën dinamikë. Flitet për dy autorë deri tani. Sasa është grupi që ka punuar për përgatitjen e një atentati të tillë nuk dihet. Atentatet të tilla kërkojnë kohë, vëzhgojnë viktimën prej muajsh e dinë intenerarin ku qëndron ku ha dhe ku pi deri në momentin që e kanë kapur duke dalë nga biznesi”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
- Llabani sjell detaje të forta për vrasjen e biznesmenit në Elbasan
- Balliu: Qeveria ka kordinator për krimin, Shqipëria po vidhet çdo ditë
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët