Policia arreston 11 persona për përplasjen me armë në Elbasan

22 Prill 2021 | 14:03

Në një deklaratë për shtyp në lidhje me përplasjen me armë në Elbasan, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu njoftoi se me urdhër të prokurorisë autoritetet kanë arrestuar 11 persona, teksa kanë shpallur në kërkim një tjetër.

Policia ka arrestuar:
1. Arbër Paplekaj, për tre akuza: vrasje, vrasje e mbetur në tentativë e punonjësve të policisë dhe heqje e lirisë me dhunë;
2. Arjan Hoxha, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
3. Pavlo Vuksani, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
4. Emiljan Prenga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
5. Juljan Mataj, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
6. Erald Guga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
7. Erjon Demushi, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
8. Taulant Ymeri, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
9. Roland Xhepa, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
10. Nuredin Kasma, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
11. Eldjo Beko, arrestuar “në flagrancë”, akuzuar për pengim të hetimeve;

Gjatë fjalës së tij, Veliu u shpreh se në vendngjarje nuk janë gjetur materiale zgjedhore. Sipas kreut të policisë struktura për mbrojtjen e votës nuk është ngritur në përputhje me ligjin, i cili thotë se vetëm policia ka atribute për të ndaluar, kontrolluar dhe ruajtur rendin.

Makinat e sekuestruara nga policia pas përplasjes me armë ku u vra Pjerin Xhuvani, Euronews Albania.

Për ngjarjen e Elbasanit, ku u vra Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë, policia ka bllokuar nga qarkullimi makinën e Met Dafllakut, një fuoristradë tip “Mercedes Benz” pa targa, – pretenduar nga PD se po mblidhte karta identiteti dhe po shpërndante para për blerjen e votave, – dhe tre furgonë të së ashtuquajturës “Struktura për Mbrojtjen e Votës” të PD-së.

Gjithashtu është bllokuar nga qarkullimi edhe një veturë tip “Mercedes-Benz” me targa AB 010 CC, me të cilin dyshohet se ka lëvizur Kelmend Xhaferri, teksa Paplekajt i është sekuestruar pistoleta tip “Glock”.

Në vendngjarje policia tha se janë pikasur 20 gëzhoja të kalibrave 9 dhe 11.1 milimetrash, teksa të arrestuarve u janë marrë edhe celularët.

Lexoni gjithashtu:

Vrasja në Elbasan, merret në pyetje ish-punonjësi i policisë Pavlo Vuksani

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, 25 të shoqëruar, në kërkim Kelmend Xhaferri

Një i vrarë dhe katër të plagosur në Elbasan, pranga autorit të dyshuar

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026